Bota

Raportet Bruksel-Rusi, Maas thirrje ministrave të jashtëm të BE-së të sanksionojnë zyrtarë rus

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 14:05
Text size Aa Aa

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u kërkoi homologëve të tij të Bashkimit Europian të japin dritën jeshile për të sanksionuar zyrtarë rusë, të cilësuar përgjegjës për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Navalny dhe ndalimin e aktivistëve pro-demokracisë.  

Thirrja e Berlinit hap rrugën që sanksionet të vendosen muajin tjetër duke dërguar një mesazh për presidentin Vladimir Putin, mesazh ky që lë të qartë se debati dhe protesta duhet të lejohen në Rusi.

Moska ka akuzuar vazhdimisht Bashkimin Europian për ndërhyrje në punët e brendshme. 

Pak ditë më parë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi se nëse unioni vijon me ndërmarrjen e sanksioneve, Moska mund të shkëpusë raportet me Brukselin.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në mënyrë virtuale do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Ndërkaq Putin deklaroi të mërkurën se Rusia duhet të sigurohet që zgjedhjet e saj parlamentare, të planifikuara për në shtator, të mos cenohen nga ndërhyrjet e huaja.

Reagimi i kreut të Kremlinit ka ardhur pas protestave masive që bënin thirrje për lirimin e Alexei Navalny-t, një nga kritikët më të ashpër të tij.

Pa saktësuar se cilat vendeve u druhet, Putin shtoi se nuk mund të lejojë që të goditet sovraniteti rus dhe e drejta e qytetarëve që të jenë padronë të vendit të tyre.

 

Lexoni gjithashtu: 

''Të mbrohemi nga ndërhyrjet e huaja'', sovraniteti rus i paprekshëm, Putin merr masa për zgjedhjet

''Marrëveshje jo e mirë për Evropën, rrit ndikimin ekonomik e politik të Putin'', Biden kundër Nord Stream 2

Tregime të lidhura