Bota

Sulmohet delegacioni i OKB-së në Kongo, vritet ambasadori italian

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 13:10
Text size Aa Aa

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos dhe një oficer policie italian janë vrarë të hënën ndërsa udhëtonin ne në një delegacion të misionit të Kombeve të Bashkuara për stabilizim në vend.

“Kam mësuar me dhimbje të pamasë për vdekjen e sotme të ambasadorit tonë në Kongo. Rrethanat e këtij sulmi nuk dihen ende dhe nuk do të kursehet asnjë përpjekje për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi,” është shprehur ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio.

Ambasadori italian ndërroi jetë në spital në Goma.

Sulmi mendohet të ketë nisur si përpjekje rrëmbimi, sipas disa oficerëve në një park afër vendngjarjes.

“Në makinë kishte pesë persona, duke përfshirë edhe ambasadorin italian. Shoferi ndërroi jetë pasi u qëllua me disa plumba, ndërsa të tjerët u plagosën. Situata është e tensionuar”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell informoi ministrat e jashtëm të bllokut për incidentin në një takim që ai po kryeson në Bruksel dhe i drejtoi ngushëllime Italisë dhe Kombeve të Bashkuara.

"Lajmi (është) jashtëzakonisht shqetësues dhe ne po e ndjekim situatën nga afër me delegacionin e BE në Kongo”, tha zëdhënësja e Komisionit të BE Nabila Massrali. Ajo nuk dha detaje rreth personave të vrarë apo ata të plagosur.

Më shumë se 2,000 civilë u vranë vitin e kaluar në Kongo lindore nga grupe të armatosura.

 

Lajmi në përditësim...

Tregime të lidhura