Bota

Amerika u rikthye, Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, frymëmarrje për politikën e jashtme

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 08:05
Text size Aa Aa

Ardhja e presidentit, Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë sikundër pritej ka nisur të sjellë një ndryshim të politikës amerikane qoftë brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.

“Amerika u rikthye” është ky slogani që zëvendëson sloganin e ish-presidentit Trump “Amerika e para”.

Një ndryshim i tillë është vënë re me pozicionin që Washington po rimerr duke u bërë sërish  pjesë e marrëveshjeve dhe institucioneve të rëndësishme botërore.

SHBA rikthehet tashmë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë madje duke ofruar katër  miliardë dollar për programin COVAX.

Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke marrë pjesë në samite të rëndësishme sikundër sekretari amerikan i Mbrojtjes i cili iu bashkua samitit të NATO-s dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po ashtu një ditë më parë iu bashkua virtualisht samitit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Hyrja në bisedime me Iranin për marrëveshjen bërthamore, riangazhimimarrëveshjen e klimës, moslargimi i trupave ushtarake nga Gjermania, janë disa pikat e rëndësishme të kthesës së politikës amerikane.

Vetë presidenti Biden mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku theksin e vendosi tek demokracia, duke nënvizuar se Amerika është kthyer. Ai e cilësoi partneritetin e SHBA-së me Europën si “shtyllën kryesore” të politikës së jashtme amerikane.

 

Lexoni gjithashtu: 

Gjykata në SHBA vendos kundër Trump, nisin hetimet për evazion fiskal

Raportet Bruksel-Rusi, Maas thirrje ministrave të jashtëm të BE-së të sanksionojnë zyrtarë rus

Teksasi në prag të katastrofës, Biden pritet të shpallë gjendjen e emergjencës. 13 milionë persona pa ujë

Tregime të lidhura