Bota
Për ski me Vladimir Putin, presidenti Lukashenko falenderime të veçanta homologut
Kur raportet me shtetet perëndimore vijojnë të jenë të tensionuara, presidenti rus Vladimir Putin shijon kohë të lirë me homologun e tij të Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko i cili po ashtu nuk ka aspak marrëdhënie të lehta me Brukselin e jo vetëm.
Dy liderët u panë duke bërë ski e duke udhëtuar mes dëborës në resortin e famshëm “Krasnaya Polyanan” në jug të Rusisë.
Udhëheqësi bjellorus Lukashenko falënderoi Putin për mbështetjen ekonomike që vendi i tij mori nga Rusia kur ai po përballej me protesta masive vitin e kaluar.
Rusia i akordoi Bjellorusisë një hua 1.5 miliard dollarë shtatorin e kaluar, një gjest mbështetjeje për Lukashenkon ndërsa protestuesit dolën në rrugë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat kundërshtarë e presidentit Bjellorus i cilësojnë si të manipuluara.
Lukashenko iu kundërpërgjigj protestave me shtypje të dhunshme, një veprim ky i dënuar gjerësisht nga Perëndimi.
Pak ditë më parë kryetarja e opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në Lituani, u shpreh për gazetën zvicerane “Le Temps” se opozita nuk ishte më në rrugë sepse protestuesit nuk mund t'i kundërviheshin forcës së përdorur nga policia.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Biden, thirrje vendeve demokratike për koordinim të veprimeve kundër Kinës dhe Rusisë
Burg gazetareve bjelloruse, dënohen pasi filmuan protestat kundër presidentit Lukashenko