Bota

''Politika amerikane e ndarë në dy korsi'', Akri Çipa analizon strategjinë e administratës Biden

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 08:33
Text size Aa Aa

Akri Çipa, ekspert i çështjeve ndërkombëtare tha për Euronews Albania se slogani “Amerika u rikthye” që po përdor aktualisht presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bazohet në shtyllat kryesore të politikës amerikane, që pas luftës së dytë botërore.

“Është një politikë e cila do bazohet te ristrukturimi i aleancave të vjetra amerikane,” – u shpreh Çipa.

Në këndvështrimin e Akri Çipës politika amerikane aktualisht po ravijëzohet në dy korsi të ndryshme.

[
cite_header=Ka një korsi të shpejtësisë së madhe. Është një korsi e cila po avancon në mënyrë të shpejtë të gjitha politikat që konsiderohen si themeltare për vizionin e Biden dhe administratës së tij.
cite_author=Akri Çipa
cite_description=Ekspert i çështjeve ndërkombëtare
]

Ai përmendi bashkimin në Marrëveshjen e Parisit, rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pra vendosjen e marrëdhënieve transatlantike në vend të parë.

[
cite_header=Kemi dhe një korsi të shpejtësisë së ngadaltë. Janë ato çështje kritike që administrata Biden ka nevojë të mendohet e të reflektojë. Është dhe nevoja të konsultohet me aleatë të ndryshëm. Shikojmë që ka një lloj hezitimi nga ministrat e Biden për t’u shprehur për çështjen e Kinës. Ka një lloj hezitimi edhe për marrëveshjen me Iranin gjithashtu.
cite_author=Akri Çipa
cite_description=Ekspert i çështjeve ndërkombëtare
]

Sa i takon projektit Nord Stream 2 që po kundërshtohet nga Amerika, eksperti i politikës së jashtme tha se ai cenon rëndë sigurinë e përbashkët  europiane.

Sipas tij vendet europiane po refuzojnë të shohin se duke shfaqur një mungesë të politikës bashkëpunuese, krijojnë boshllëqe të mëdha të cilat dëmtojnë mbarëvajtjen e një kombi.

 

Lexoni gjithashtu: 

Amerika u rikthye, Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, frymëmarrje për politikën e jashtme

Tregime të lidhura