Bota

Pranga liderit të opozitës në Gjeorgji, policia bastis zyrat e partisë, përleshet me aktivistët

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 16:18
Text size Aa Aa

Policia në Gjeorgji bastisi të martën zyrat e partisë kryesore të opozitës dhe arrestoi liderin e saj, Nika Melia.

Arrestimi erdhi pak ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, i cili refuzoi ta bënte një arrestim të tillë me argumentin se do të shkaktonte ndasi politike në vend.

Melia, kryetar i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, akuzohet se ka nxitur dhunën në protestat e qershorit të vitit 2019, akuzë të cilën ai e hedh poshtë dhe e cilëson të motivuar politikisht.

Gjatë bastisjes, lideri i opozitës u mbyll në zyrën e tij me disa bashkëpunëtorë të ngushtë, ndërsa aktivistët u përleshën me forcat e policisë jashtë saj.

Tregime të lidhura