Bota

Presidenti Biden, thirrje vendeve demokratike për koordinim të veprimeve kundër Kinës dhe Rusisë

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 08:56
Text size Aa Aa

Zgjedhja e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara ka sjellë gjithashtu një kurs të ri të Amerikës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Joe Biden i ka bërë thirrje vendeve të industrializuara demokratike që të koordinojnë veprimet e tyre kundër praktikave abuzive të Kinës dhe Rusisë. Ndërkohë ka reaguar ministri i Jashtëm kinez, i cili ka theksuar që Kina nuk po kërkon që të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara në arenën ndërkombëtare. 

Pekini ka kundërshtuar apelin e presidenti Biden që i bëri thirrje vendeve të industrializuara demokratike që të koordinonin veprimet midis tyre për luftuar praktikat abuzive ekonomike të Kinës, Rusisë dhe Iranit.

[
cite_header=Nuk kemi qëllim që të sfidojmë ose të zëvendësojmë Shtetet e Bashkuara. Jemi të gatshëm që të kemi një marrëdhënie paqësore dhe zhvillime të përbashkëta me to. Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të respektojnë interesat kryesorë të Kinës apo  dinjitetin kombëtar dhe të drejtën për t’u zhvilluar.
cite_author=Wang Yi
cite_description=Ministri i Jashtëm i Kinës
]

Gjatë Samitit të G7, Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara mori një drejtim të ri, të ndryshëm nga ajo e paraardhësit Donald Trump, ku Biden iu bëri thirrje këtyre vendeve demokratike që të punonin bashkë kundër abuzimeve të shteteve autokratike të tilla si Kina dhe Rusia.

Në shfaqjen e tij të parë si president i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare, në një samit virtual me Evropën, Biden u përpoq të ri-vendoste SHBA-në si një lojtar të diplomacisë multilaterale pas politikave përçarëse të Trump me sloganin ‘America First’ (Amerika e para).

 

Lexoni gjithashtu:

''Politika amerikane e ndarë në dy korsi'', Akri Çipa analizon strategjinë e administratës Biden

Amerika u rikthye, Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, frymëmarrje për politikën e jashtme

Tregime të lidhura