Bota

Sanksione katër zyrtarëve rus, ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord, masa mbi shkelësit e të drejtave të njeriut

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 07:32
Text size Aa Aa

Ministrat e Jashtëm të Bashkimi Europian ranë dakord të vendosin sanksione kundër katër zyrtarëve rusë të afërt të presidentit Vladimir Putin në përgjigje simbolike ndaj burgosjes së  kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

Marrëveshja, e cila pritet të miratohet zyrtarisht nga BE në fillim të marsit, erdhi pasi Franca, Gjermania, Polonia dhe vendet Baltike nxitën bllokun që t'i dërgojë një mesazh Putinit se debati dhe protesta duhet të lejohen në Rusi.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE u shpreh se  sanksionet do të vendosen nën një kornizë të re që lejon BE të marrë masa mbi shkelësit e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Një vendim i tillë pritet të tensionojë raportet me Moskën, pasi pak ditë më parë ministri i jashtëm rus Lavrov u shpreh se nëse BE vijon me ndërmarrjen e sanksioneve që dëmtojnë vendin atëherë do të shkëpusë raportet më Brukselin.

Lexoni gjithashtu:

Raportet Bruksel-Rusi, Maas thirrje ministrave të jashtëm të BE-së të sanksionojnë zyrtarë rus

Tregime të lidhura