Bota

Shpërndarja e vaksinave, OBSH: Marrëveshjet e vendeve të pasura me prodhuesit e vaksinave po minojnë sistemin COVAX

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 13:03
Text size Aa Aa

Marrëveshjet mes vendeve të pasura me prodhuesit e vaksinave anti-COVID po cenojnë nismën globale COVAX  duke rrezikuar sasinë e dozave që ky sistem mund të blejë. 

Kështu u shpreh kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, i cili nënvizoi se ekziston të paktën një hendek financimi prej 22.9 miliardë dollarë amerikanë për të "financuar plotësisht" sistemin duke shtuar se "paratë nuk janë sfida e vetme me të cilën përballen,  sepse nëse nuk ka mjaftueshëm vaksina për të blerë, paratë janë të parëndësishme ".

[
cite_header=Aktualisht disa vende me të ardhura të larta po lidhin kontrata me prodhuesit e vaksinave çka dëmton marrëveshjet që ka COVAX dhe zvogëlojnë numrin e dozave që COVAX mund të blejë. Edhe nëse kemi fonde ne mund të shpërndajmë vaksina në vendet e varfra e kjo realizohet vetëm nëse vendet me të ardhura të larta bashkëpunojnë duke respektuar marrëveshjet që COVAX ka bërë dhe që po bën. Kjo nuk është çështje bamirësie. Është çështje epidemiologjike. Nëse nuk i japim fund pandemisë kudo nuk do ta përfundojmë askund.
cite_author=Tedros Adhanom Ghebreyesus
cite_description=Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
]

Kreu i OBSH-së u bëri thirrje të gjitha vendeve, duke përfshirë shtetet me të ardhura të larta, të ndajnë menjëherë dozat e vaksinave dhe u kërkoi prodhuesve të kenë përparësi kontratat me COVAX dhe të rrisin ndjeshëm prodhimin e vaksinave. 

Një numër i madh vaksinash janë duke u zhvilluar dhe prodhuar globalisht dhe në të ardhmen  do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë, por për momentin dhe për pjesën tjetër të këtij viti, vaksinat do të jenë një burim i kufizuar dhe duhet të përdoren në mënyrë strategjike.

 

Lexoni gjithashtu:

Pandemia Covid-19, kreu i OBSH-së: Të gjitha hipotezat mbi origjinën janë të hapura

Tregime të lidhura