Kancelarja Merkel nuk e ”refuzoi” vaksinën AstraZeneca

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk refuzoi vaksinën nga Oxford-AstraZeneca, pavarësisht raportimit të disa mediave se ajo kishte bërë diçka të tillë.

Lajme dhe tituj mashtrues në Mbretërinë e Bashkuar thoshin se Angela Merkel “refuzoi” të merrte dozën e injektimit nga Universiteti i Oxfordit dhe gjigandi farmaceutik AstraZeneca, pavarësisht “1.4 milion dozave të papërdorura ende në Gjermani”.

Shumë lajme cituan një intervistë që kancelarja dha për gazetën gjermane Frankfurteer Allgemeine Zeitung (FAZ).

Në intervistë Merkel tha: “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për të marrë vaksinën AstraZeneca”.

Qeveria gjermane deklaroi se vetëm ata njerëz “në grupin me përparësi të lartë, që janë të moshës 18 dhe 64” mund të marrin vaksinën AstraZeneca.

[
cite_header=Kjo është një vaksinë e sigurt dhe mjaft e efektshme. AstraZeneca është një nga tre vaksinat e  aprovuara aktualisht për përdorim në Bashkimin Europian.
cite_author=Qeveria Federale e Gjermanisë
cite_description=Deklarata zyrtare pas lajmeve të rreme se kancelarja Merkel refuzoi vaksinën AstraZeneca
]

“Të gjithë autoritetet thonë se kësaj vaksine mund t’i besohet,” – tha Merkel, e cila është dy vjet më e madhe se pragu që AstraZeneca ka rekomanduar për përdorimin e vaksinës.

“Për aq kohë sa vaksinat janë aq të pakta sa tani, nuk mund të zgjidhni me çfarë të vaksinoheni,” – shtoi kancelarja në FAZ.

Pikërisht prej këtyre deklaratave, organizatat e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar, nxorën citimet e saj nga konteksti për të tingëlluar sikur ajo nuk donte të injektohej.

Gjermania së bashku me vendet e tjera të Bashkimit Europian, është kritikuar për ngadalësinë në shpërndarjen e vaksinave anti-COVID për qytetarët, por sidoqoftë, në një moment vendimtar për autoritetet e shëndetit publik në të gjithë Evropën, titujt mashtrues mund të shkaktojnë hezitim te popullsia për marrjen e dozës përkatëse.

 

Lexoni gjithashtu:

Përdorim i ulët i “AstraZeneca” në Evropë, Spahn: Faji i organizimit

Masat anti-COVID, mënyra e veçantë sesi diplomatët rusë kalojnë kufirin me Korenë e Veriut

San Marino nis vaksinimin me doza ruse, mbërrijnë dozat e para të Sputnik V

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER