Nigeri, ushtria mobilizohet për të shpëtuar 317 vajza të rrëmbyera në një shkollë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Nigeri kanë nisur përpjekjet për të shpëtuar 317 vajza të cilat u rrëmbyen në ambientet e shkollës së tyre nga persona të armatosur gjatë së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar policia e shtetit ndërkohë që kjo është ngjarja e fundit nga një sërë rrëmbimesh të ngjashme në shtetin afrikan.

Policia dhe ushtria kanë nisur operacione të përbashkëta për të shpëtuar të rejat pas sulmit në qytetin Jangebe, deklaroi zëdhënësi i policisë Mohammed Shehu.

Nasiru Abdullahi, babai i dy vajzave të rrëmbyera përkatësisht të moshës 10 dhe 13 vjeç, tha për Associated Press se “është zhgënjyese që pavarësisht prezencës së theksuar të ushtrisë në ambientet e shkollës, ata nuk ia dolën të mbronin vajzat”.

Një sërë grupesh të armatosura janë prezentë në Zamfara, të cilët janë etiketuar nga qeveria si “banditë” dhe njihen për rrëmbimet që kryejnë në shkëmbim të parave si dhe për të bërë shantazh që të lirohen anëtarët e bandës së tyre nga qelitë.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhari tha të premten se objektivi parësor i qeverisë është “rikthimi i pengjeve, të gjallë dhe të pa lënduar”. 

“Le të mos lejojmë banditët dhe terroristët që krijojnë iluzionin se janë më të fuqishëm se qeveria”, u shpreh ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër rrëmbimin dhe ka bërë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve”, duke i cilësuar këto sulme si “cenim i rëndë i të drejtave të njeriut dhe të miturve”.

Në vitet e fundit ka pasur një sërë sulmesh dhe rrëmbimesh, ku bujë ka bërë dhe rrëmbimi i 276 vajzave nga grupi xhihadist i Boko Haram. Më shumë se 100 prej këtyre vajzave nuk janë gjetur ende.

 

Lexoni gjithashtu

 

 



Etiketimet

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu...

Raportohen probleme në centralin bërthamor në Iran

Një problem elektrik u raportua ditën e shtunë në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani inauguroi centrifugat e reja më të...

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER