Shtatë vjet nga aneksimi, Perëndimi: Krimea, pjesë e Ukrainës, Kievi kërkon konferencë të re

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kufirin administrativ me Krimenë e pushtuar, dy flamuj u ngritën nga turmat që shënonin ditën e rezistencës ndaj pushtimit të gadishullit, ai i shtetit të Ukrainës dhe ai i tatarëve.

Rreth 200 persona nga rajonet Geniçesk dhe Novolekslivka u mblodhën dhe ngritën flamujt e tyre në një tubim të mbajtur pranë pikës së kontrollit në Çongar.

Duke reaguar, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përsëriti qëndrimin e Uashingtonit lidhur me përkatësinë e Krimesë.

“Ne riafirmojmë një të vërtetë të thjeshtë, Krimea është Ukrainë,” – tha Biden në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, gjatë një udhëtimi në Paris, ministri i Jashtëm ukrainas bëri thirrje për një samit të ri me Rusinë, Francën dhe Gjermaninë, për të siguruar një akord të ri mbi konfliktin mes Kievit dhe Moskës në rajonin e Donbasit.

“Jemi të bindur se një samit katër palësh në Normandi është jetik për të çuar gjërat përpara,” – u shpreh ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

[
cite_header=Franca nuk e njeh dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë dhe globalisht ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
cite_author=Jean Yves Le Drian
cite_description=Ministër i Jashtëm i Francës
]

Nga ana tjetër, presidenti rus Putin urdhëroi të mërkurën agjencinë e kundërspiunazhit të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar ndërhyrjet sipas tij të Perëndimit për të destabilizuar vendin.

Protestuesit pro-rusë u përleshën me policinë jashtë Gjykatës Rajonale në Donetsk ditën kur Krimea mbajti referendumin për t’u shkëputur nga Ukraina.

 

Lexoni gjithashtu: 

”Të mbrohemi nga ndërhyrjet e huaja”, sovraniteti rus i paprekshëm, Putin merr masa për zgjedhjet

Navalny transferohet në një burg jashtë Moskës


Etiketimet

“Erdogan një diktator”, Draghi kritikon presidentin turk për sjelljen ndaj presidentes Von der Leyen

Kryeministri italian Mario Draghi e cilësoi presidentin turk Erdogan një diktator pas mosfunksionimit të protokollit ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen...

Saga e ‘Sputnik V’, Sllovakia kërkon sqarime nga Rusia, Gjermania gati për bisedime

Instituti për Kontrollin Shtetëror në Sllovaki ka përfunduar vlerësimin e vaksinës ruse “Sputnik V”. Një raport zyrtar thotë se, vlerësimi dështoi të bënte dallimin mes përfitimeve dhe...

Nis aktiviteti në aeroportin e Rinasit, nuk ka ende kontrollorë shqiptar të kthyer në punë

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha se situata në aeroportin e Rinasit është më e qetë se dy ditë më parë. Pyetur nga gazetarja...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER