Ndalimi i partisë opozitare, lëvizja e Turqisë kritikohet nga SHBA dhe BE: Minon demokracinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

SHBA dhe Evropa kanë kritikuar aksionin e Turqisë për të ndaluar partinë opozitare prokurde Partia Demokratike e Njerëzve, ngjarje që vjen vetëm një javë përpara se liderët e BE të mblidhen në samit për të diskutuar raportet më Ankaranë.

“Një lëvizje drejt fundit të Pluralizmit. Çfarë reagimi pret tani Turqia nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë ne Parlamentin Evropian.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se shpërbërja e partisë kurde do të përmbyste në mënyrë të padrejtë vullnetin e votuesve turq, do ta minonte edhe më tej demokracinë në Turqi dhe do t’u mohonte miliona qytetarëve turq përfaqësimin e tyre.

Një prokuror turk i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit të ndalojë veprimtarinë e partisë kryesore pro-kurde të opozitës, një lëvizje që grupi e quajti një “grusht shteti politik”. Prokurori akuzon Partinë kurde për bashkëpunim me një lëvizje ilegale militante kurde.

HDP, e cila është partia e tretë më e madhe në parlamentin e Turqisë, mohon çdo lidhje me militantët. Ky formacion politik argumenton se çështja kundër saj ishte “një goditje e rëndë për demokracinë dhe ligjin”.  Vitet e fundit shumë ligjvënës të kësaj partë  janë hetuar ose burgosur – përfshirë ish-udhëheqësin e saj.

Presidenti Erdogan prej një kohe të gjatë e ka akuzuar partinë kryesore kurde se është një front i Partisë Kurde të Kurdistanit, e cilësuar nga Ankaraja, por edhe nga Perëndimi dhe SHBA një organizatë terroriste.

Etiketimet

Ish-presidenti Rexhep Mejdani “kundër” vendimit për shkarkimin e Metës

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani e konsideron situatën aktuale politike në vend “të trishtueshme”. Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, z. Mejdani...

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER