Izrael, tre ditë para zgjedhjeve protesta kundër Netanyahut, i akuzuar për korrupsion 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra protestues izraelitë kanë demonstruar jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke bërë thirrje për dorëheqjen e tij tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Protestat kundër tij kanë qenë të vazhdueshme, por protesta e fundit ishte më e madhja gjatë muajve të fundit.

Protestuesit besojnë që Netanyahu nuk mund të shërbejë si kryeministër ndërkohë që është i akuzuar për korrupsion.

“Dua që në qeverisje të jetë dikush që më ndihmon mua, që ndihmon miqtë dhe njerëzit e mi, dhe që mendon për to. Dhe kur ai nuk e bën këtë gjë, atëherë diçka është gabim. Dhe diçka është gabim prej kohësh tashmë dhe mendoj se janë zgjuar, dhe shpresoj që gjërat do të shkojnë më mirë,” – u shpreh Noam Leshem, protestues.

“Jam këtu për të rrëzuar Benjamin Netanyahu. Jemi këtu që nga vera, duke shpresuar që gjërat të ndryshojnë për mirë në Izrael,” – një presuese tj.

Shumë prej protestuesve mendojnë që ai nuk e ka menaxhuar mirë krizën e koronavirusit.

Ndërkohë që Netanyahu mbështetet tek fushata e tij e suksesshme e vaksinimit për të fituar sërish zgjedhjet.

Shumica e popullsisë së rritur janë vaksinuar në më pak se tre muaj, dhe ekonomia është rihapur gjatë javëve të fundit.

Më shumë se 6 mijë izraelitë kanë vdekur nga Covid-19 dhe ekonomia është goditur rëndë nga masat kufizuese, ndërkohë që papunësia mbetet me 2 shifra.

Sondazhet e deritanishme tregojnë që Netanyahu dhe aleatët e tij nacionalistë dhe fetarë do ta kenë të vështirë që të sigurojnë mazhorancën në parlament.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER