Protesta në Turqi, Erdogan tërheq vendin nga traktati për mbrojtjen e grave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mijëra protestues mbushën rrugët në Stamboll pasi Turqia u tërhoq nga traktati botëror për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave, duke shkaktuar zemërim vendas dhe ndërkombëtar.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shpalli një dekret ditën e shtunë që anulonte ratifikimin që Turqia i kishte bërë Konventës së Stambollit.

“Unë nuk dua të vdes. Në 2017-n humba një shoqe, ishte vetëm 17-vjeç dhe u vra nga ish-i dashuri. Aq sa isha e zemëruar atëherë jam edhe tani. 5 muaj më parë edhe nëna e një shoqes sime u vra nga ish-bashkëshorti. Ndaj, vijoj të jem shumë e zemëruar. I uroj jetë të gjatë Konventës së Stambollit”, u shpreh një grua.

“Jetojmë në një vend që ende nuk beson tek barazia mes burrave dhe grave. Mendoj se ata kanë frikë nga gratë dhe nga barazia e saj me burrin. Ja pse u tërhoqën nga konventa”, tha një tjetër grua.

Konventa, që mori emrin nga qyteti më i madh i Turqisë, u nënshkrua më 11 maj të vitit 2011 nga ministri i Jashtëm turk, Ahmet Çavushoglu.

Lëvizja e fundit e qeverisë turke vjen pas presioneve nga grupet konservatore dhe islamike, që kishin kërkuar tërheqjen e vendit nga traktati.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER