Rivendosja e raporteve me Evropën, Sekretari amerikan Blinken nis vizitën e parë në Bruksel

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton sot Brukselin  ku do të takohet me ministrat e jashtëm të NATO-s dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian. Lajmi u bë me dije pak ditë më parë nga Departamenti amerikan i Shtetit ndërsa administrata e Biden kërkon të rindërtojë raportet transatlantike.

Në takimin e NATO-s, Blinken do të bashkohet me ministrat pwr tw diskutuar  ndryshimet e propozuara në organizatën transatlantike si dhe shqetësimet mbi Kinën dhe Rusinë, ndryshimin e klimës, sigurinë kibernetike dhe të tjera çështje.

Blinken do të takohet gjithashtu me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell për të diskutuar  mbi pandeminë , rimëkëmbjen ekonomike nga  COVID-19 dhe përpjekjet për të forcuar demokracinë.

 “Takimet në Bruksel riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Aleatëve tanë dhe partnerëve Evropianë në agjendën tonë të përbashkët”, thuhet në deklaratën e departamentit.

Vizita e Blinken në Evropë vjen pak kohë pasi Administratat Biden erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe  do të duhet të  ulë retorikën e ashpër të paraardhësit të tij Republikan Donald Trump ndaj aleancës euroatlantike Trump vazhdimisht akuzoi anëtarët evropianë të NATOS  se nuk kanë shpenzuar sa duhet për mbrojtjen e tyre.

Amerika u Rikthye, Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme ishte dhe slogani i presidentit Biden në prezantimin e politikës së Jashtme. Zgjedhja e Biden në zgjedhjet e nëntorit u mirëprit menjëherë nga Perëndimi dhe u cilësua një frymëmarrje për raportet me Ëashingtonin.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER