Testimet në SHBA konfirmojnë se AstraZeneca është një vaksinë e sigurt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rezultatet nga prova e shumëpritur e SHBA-së për vaksinën Oxford-it AstraZeneca, konfirmojnë se kjo vaksinë është e sigurt dhe ka efektshmëri.

Më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë, kryesisht në Amerikë por edhe në Kili dhe Peru për të parë sigurinë e kësaj vaksine.

Vaksina është 79% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike dhe 100% efektive kundër sëmundjeve të rënda.

Kjo duhet të sigurojë më tej disa vende të BE-së që kohët e fundit ndaluan shpërndarjen e vaksinës pas shqetësimeve se ajo shkaktonte komplikacione të tjera në trupin e njeriut, si mpiksja e gjakut.

Më 18 mars,  Agjencia Europiane e Barnave (EMA) hodhi poshtë çdo dyshim mbi efikasitetin e vaksinës AstraZeneca, pavarësisht se shumë vende pezulluan përdorimin e saj.

EMA deklaroi se përfitimet nga vaksina AstraZeneca janë më të mëdha se rreziqet që vijnë prej saj.

Lexoni gjithashtu:

Dyshimet për mpiksje gjaku, Agjencia Europiane e Barnave jep vendimin mbi AstraZeneca

BE propozon certifikatën e gjelbër, pasaporta për Covid-19 do të mundësojë lëvizjen e lirë brenda unionit

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER