Blerja e vaksinës Sputnik V shkakton krizë politike në Sllovaki, kryeministri i gatshëm të japë dorëheqjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nën kushte të caktuara për të zgjidhur krizën e vazhdueshme politike në vend.

Qeveria e koalicionit e Igor Matoviç është kritikuar për blerjen e vaksinës Sputnik V, përpara se kjo e fundit të ishte aprovuar nga Bashkimi Evropian.

Blerja e rreth dy milionë dozave të injektimit rus u bë pa miratimin e dy prej katër partive që përbëjnë koalicionin e qendrës së djathtë dhe kjo solli edhe përplasje brenda këtij koalicioni.

Ndërkohë partia Liberale-Konservatore Liria dhe Solidariteti (SAS) dhe partia e Qendrës së Djathtë për Njerëzit kanë kërkuar që kryeministri gjithashtu të japë dorëheqjen.

Por në një postim në Facebook, Matoviç tha se ai do të tërhiqej vetëm në kushte të caktuara, duke përfshirë lejimin e qëndrimit në kabinet.

Ai gjithashtu dëshiron që dy të tjerë të japin dorëheqjen: Richard Sulik, nënkryeministër dhe udhëheqës i SAS dhe Mária Kolíková, ministri i drejtësisë i Sllovakisë, nga partia e Qendrës së Djathtë.

Kryeministri ka mbrojtur marrëveshjen për të blerë vaksinat Sputnik V, duke thënë se kjo do të përshpejtojë programin e vaksinimit të vendit, por aleatët e tij në qeveri thonë se masa hedh dyshime mbi ideologjinë pro-perëndimore të Sllovakisë.

“Partnerët tanë të koalicionit përdorën importet e Sputnik për të provokuar një krizë koalicioni,” tha Matoviç.

“Po, ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm për pjesën tonë të përgjegjësisë në krizën aktuale të koalicionit dhe për seriozitetin e situatës. Dhe ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se shumë më e rëndësishme se çdo pozicion individual në këtë qeveri është e ardhmja e Sllovakisë dhe veprimi i mëtejshëm i një qeverie demokratike, jo një qeverie mafioze”, ka deklaruar kryeministri aktual.

Etiketimet

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER