Zgjedhjet në Izrael, mes procesit të vaksinimit dhe akuzave për korrupsion, Netanyahu kërkon një tjetër mandat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të katërt në dy vite izraelitët u drejtohen kutive të votimit.

Kryeministri Benjamin Netanjhu, i cili është në këtë detyre prej 12 vitesh shpreson se votuesit do ta vlerësojnë se drejtoi një fushatë të suksesshme vaksinimit dhe sepse rivendosi raportet diplomatike me vendet arabe.

Në të njëjtën kohë Netanjahu është edhe përballë gjyqit i akuzuar për korrupsion ku nuk kanë munguar protestat kundër tij.

Gjatë fushatës, sondazhet tregojnë një pozicion të mirë për partinë Likud, duke i mundësuar një koalicioni të udhëhequr nga Netanyahu me partitë konservatore dhe ultra-Ortodokse rreth 60 vende, më pak se shumica në parlamentin me 120 anëtarë.

Por, sondazhet treguan se një aleancë e mundshme, megjithëse ndoshta e pamundur e fraksioneve të krahut të majtë, të qendrës dhe të djathtë, është gjithashtu afër 60 vendeve.

Asnjë parti nuk ka fituar shumicën parlamentare në zgjedhjet në Izrael.

Në një garë të ngushtë, rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë vetëm një pikë fillestare, për të nisur bisedimet për koalicion që do të përcaktojnë nëse “Netanjahu  do të qeverisë ende.

Lexoni gjithashtu:

Izrael, tre ditë para zgjedhjeve protesta kundër Netanyahut, i akuzuar për korrupsion

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER