Investimet kineze në Serbi, presidenti Vuçiç falënderon Kinën për ndërtimin e autostradës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Investimet kineze janë gjithnjë e më të pranishme në Serbi. Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e një autostrade, investim nga një kompani kineze, Presidenti Alesandar Vuçiç falënderoi këtë të fundit, pasi projekti do të përfundojë përpara afatit, pavarësisht probleme të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Vuçiç, i cili shoqërohej nga ambasadorja kineze Chen Bo, vuri në dukje se projekti po përparon në mënyrë të qëndrueshme dhe të shpejtë falë përpjekjeve të Grupit Shandong dhe partnerëve të tij Serb.

“Jemi shumë krenar për këtë bashkëpunim.  Duhet të falënderojmë miqtë tanë nga Grupi Shandong. Ata rikonfirmuan se autostrada me katër korsi që lidh Lajkovac me Valjevo e cila ishte planifikuar të përfundonte në dhjetor 2023 përfundon një vit më parë në dhjetor 2022. Kjo është një ngjarje e madhe për Valjevo.  Dua të falenderoj popullin e Republikës së Kinës dhe ambasadoren kinez për përpjekjet e saj,” – tha Presidenti Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se kjo autostradë është një nga projektet kryesore kombëtare të Serbisë, e cila është me rëndësi për zhvillimin e zonave përgjatë saj. Vuçiç theksoi se Serbia është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në infrastrukturë.

Ndërtimi i rrugës 18.3 km që kap vlerën 158 milion euro filloi në qershor 2020 dhe pasi të përfundojë, ajo do të lidhë autostradën e ardhshme Beograd-Adriatik i Jugut   me pjesë të Bosnje dhe Herzegovinës në Perëndim dhe Korridorin 10 në lindje, duke e vendosur qytetin  Valjevo në fokusin e planeve të zhvillimit të Serbisë

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER