Mekanizmi i ri i Bashkimit Europian për eksportin e vaksinave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Debati ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe në lidhje me furnizimet e vaksinave po bëhet edhe më i ashpër.

Unioni ka parashikuar që të zgjerojë ndalesat e tij të eksporteve dhe të ketë një mekanizëm për kontrollimin e shpërndarjes së vaksinave brenda vendeve anëtare.

Një degëzim i AstraZeneca-s në Holandë duket se është fokusi i përplasjes më të fundit të interesave dhe të kërkesave në garë me njëra tjetrën në lidhje me dozat e prodhuara në BE apo në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët në Bruksel kanë paralajmëruar që nëse është e nevojshme ata do të bllokojnë kërkesën për eksport nga dega e AstraZenecës në Holandë.

Agresiviteti i Brukselit është më i madh se kaq. Bashkimi Evropian kërkon të imponojë bllokim në të gjitha ato vende anëtare, të cilat kanë qendra të prodhimit të vaksinave dhe që deri tani kanë eksportuar më shumë doza në Britaninë e Madhe sesa në vendet anëtare të Unionit.

“Siç e dini deri tani kemi ndaluar vetëm një eksport i cili ishte nga Italia drejt Australisë dhe arsyeja ishte thjesht porpocionaliteti sepse nëse shikoni nivelin e deritanishëm të vaksinimit në Australi dhe në Evropë është në dy nivele të ndryshme pra e kemi shumë të qartë që tani Evropa ka nevojë për këto vaksina,” – u shpreh Marcos Sefecovic, nënkryetar i Komisionit Europian për marrëdhëniet ndërinstitucionale.

Vendet anëtare të BE-së po luftojnë me valën e tretë të infektimeve dhe nuk kanë vaksina në mënyrë të mjaftueshme për ta luftuar atë.

Komisioni insiston që AstraZeneca ka bërë premtime të ndryshme dhe kontradiktore ndaj Brukselit dhe Britanisë së Madhe në kontratat e tyre respektive, në dëm të Bashkimit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER