Një helikopter në Mars, mjeti fluturues do të ngrihet për herë të parë më 8 prill

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skuadra e shkencëtarëve të NASA-s thonë se është gati për të kryer fluturimin e të parit helikopter në planetin Mars.

Ky do të jetë fluturimi i parë i kontrolluar i një pajisje në një planet tjetër që do të kontrollohet nga toka, në misione studimi. Inxhinieri kryesor i helikopterit shprehet që fluturimi i parë pritet që të ndodhë më datë 8 prill.

“Fluturimi në vetvete do të konsistojë në ngritjen në një lartësi deri në tre metra dhe pastaj do të qëndrojë në vend për 30 sekonda dhe do të rrotullohet dhe do të ulet sërish,” – u shpreh Havard Grip, pilot i Helikopterit Ingenuity. 

Helikopteri Ingenuity zbarkoi në Mars më 18 shkurt, i atashuar në sondën e NASA-s Perseverance, që është laboratori astrobiologjik më i avancuar i dërguar ndonjëherë në ndonjë planet tjetër.

“Sonda do të ecë lehtësisht mbrapa duke fotografuar çdo hap të helikopterit Ingenuity në atë që ne e quajmë ‘Lokacioni i vëzhgimit të sondës’. Mendoni për të si një pikë vëzhgimi të ngjashme me pikat e vëzhgimit në parqe dhe kur keni një pamje të bukur  ju vendosni të qëndroni aty dhe të shikoni. Këtë do të bëjë dhe sonda jonë dhe pamja jonë e bukur do të jetë helikopteri Ingenuity,” – tha Farah Alibay, drejtues i projektit për Integrimin.

Sonda Perseverance është në një mision për gjurmimin e jetës mikrobiologjike në Planetin e Kuq.

Sipas NASA-s, aktualisht sonda është orientuar drejt një vendndodhje të përshtatshme në Mars në mënyrë që të ngrihet helikopteri Ingenuity.

Etiketimet

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Tashmë Gjykata Kushtetuese...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER