Princ Harry punësohet nga kompania BetterUp në Kaliforni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Princ Harry i Britanisë së Madhe do të bëhet një menaxher i lartë i kompanisë me qendër në San Franciso Better UP INC.

Deklarata është bërë nga vetë kompania që ofron shërbime të trajnimit të punonjësve dhe asistencë të shëndetit mendor.

Kjo lëvizje është bërë rreth një muaj pasi Buckingham Palace njoftoi që Harry, nipi i mbretëreshës Elisabeth, dhe gruaja e tij amerikane Meghan, kishin bërë ndarjen përfundimtare me familjen mbretërore dhe që nuk do të ktheheshin që të punonin sërish për familjen mbretërore. Gjithashtu ata do të humbitnin dhe titujt e tyre.

Në fillim të muajit, çifti zhvilloi një intervistë televizive me Oprah Winfrey, në të cilën Meghan akuzoi familjen mbretërore për racizëm dhe Harry pretendoi që ata e kishin përjashtuar atë dhe gruan e tij edhe nga ana financiare.

Në rolin e tij të ri tek BetterUp, Harry do të fokusohet tek advokacia dhe ndërgjegjësimi për ushtrimin mendor, do të diversifikojë komunitetin e trajnerëve dhe të klientëve me anë të planifikimit strategjik, ndërmjet të tjerash, siç u shpreh kompania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER