”Provokim politik i neveritshëm”, Koreja e Veriut kritikon sanksionet e BE për zyrtarët e lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koreja e Veriut kritikoi sanksionet e Bashkimi Europian të vendosura kundër zyrtarëve të saj, duke i quajtur si një “provokim politik i neveritshëm”.

Këshilli i BE tha të hënën se do të  vendosë sanksione mbi një numër individësh dhe katër njësish në gjashtë vende, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut  për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Masa nxiti hakmarrjen e menjëhershme nga Pekini, duke shkaktuar një mosmarrëveshje agresive diplomatike midis Kinës, mbështetësit kryesor të Koresë së Veriut dhe Bashkimi Europian.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Koresë së Veriut denoncoi masat e reja si një “mjet politik i keq” i shkaktuar nga “shthurja e tepërt e BE-së e shoqëruar me një mënyrë anormale të të menduarit”.

Zyrtarët e shenjëstruar nga sanksionet e BE janë ministri i Sigurimit të Shtetit i Koresë së Veriut Jong Kyong Thaek, ministri i Sigurisë Publike Ri Yong Gil dhe Prokuroria Publike Qendrore.

BE i akuzon ata për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut”, duke filluar nga torturat dhe ekzekutimet arbitrare deri te puna e detyruar dhe dhuna seksuale ndaj grave.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER