Film për Notre Dame në flakë, nisin xhirimet në Paris, risjell momentet kur katedralja u përfshi nga flakët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një film për mënyrën sesi Katedralja e Famshme e Parisit u përfshi nga flakët.

Regjisori francez Jean-Jacques Annaud ka nisur xhirimet për të rikujtuar edhe një herë ngjarjen që shkaktoi trishtim jo vetëm në Francë por edhe në të gjithë botën.

Filmi portretizon ngjarjet e 15 prillit 2019, kur të gjithë sytë u kthyen në “Notre-Dame de Paris”.

Xhirimet kanë nisur në Cathédrale Saint-Étienne në qytetin e Sens, 120 km në jug-lindje të Parisit në çdo pjesë ndjen stilin arkitektonik gotik të viteve 1135 dhe 1140.

“Po mendoja me veten. Kjo është e pabesueshme, është jashtëzakonisht spektakolare, prek thellësitë e shpirtit. Është kjo bukuri, ky simbol që po zhduket, dhe e gjithë bota është duke qarë. Tri ditë më vonë unë nisa të shkruaj”, u shpreh Jean-Jacques Annaud.

“Është një eksperiencë e mirë për ne,  na lejon të shohim xhirimet dhe si shkojnë, është impresionuese”, tha Jean-Charles Stalpart,  figurant.

“Duke dëgjuar se si ka rënë alarmi, ne përpiqemi të jemi në humor edhe nëse e dimë, pavarësisht se e njohim Note Dame çdo gjë është e qartë”, tha Justine Méry, figurantë.

Brenda Katedrales Sens, 120 figurantë  dhe aktorë të kombësive të ndryshme janë mobilizuar dhe dëgjojnë udhëzimet.

Ata luajnë rolet e vizitorëve të fundit që do të ishin në katedrale, para se të fillonte zjarri dhe alarmet të ndizeshin.

Sa për vendin e xhirimit, katedralja e ndërtuar në Sens në 1130 u frymëzua kryesisht nga simotra e vogël në Paris.

Xhirimet do të zgjasin edhe disa javë të tjera, ndërsa zjarri do të riaktivizohet në një studio në rajonin e Parisit.

Jean-Jacques Annaud është i njohur për punën e tij dhe sfidat e kinematografike.

Ai është një nga të paktët regjisorë evropianë me një karrierë ndërkombëtare – Si filmat “Kërkimi për zjarr”, “Emri i trëndafilit” me Sean Connery, bazuar në romanin e Umberto Eco.

Disa vjet më vonë, Jean-Jacques Annaud e çoi Brad Pitt në Himalaje për të xhiruar  “Shtatë vjet në Tibet”.

Në vitin 2001, ai ribashkoi Jude Law dhe Ed Harris në ferrin e betejës së famshme të Stalingradit, të rindërtuar tërësisht në Gjermani.

Lexoni gjithashtu:

Francë, zjarri përfshin katedralen; digjet “Notre Dame” i Nantes

Notre Dame, fillon puna për heqjen e skelerisë; 200 tonelata hekur i shkrirë

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER