Amnesty International kritikon SHBA dhe BE se nuk kanë ndarë vaksina me vendet e varfra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në raportin vjetor, Amnesty International nënvizon se pandemia COVID-19 ka thelluar pabarazitë dhe abuzimet ndaj të drejtave të njeriut.

Organizata gjithashtu kritikon SHBA dhe BE për ngurrimin e  tyre për të ndarë mjaftueshëm vaksina me vendet e varfra.

Kriza u mundësoi disa qeverive të përdorin kompetencat e emergjencës për të goditur kundërshtarët dhe për të shtypur disidencën. Pandemia ka ekspozuar pabarazitë e thella dhe erozionin e shërbimeve publike të shkaktuara nga dekada të tëra investimesh në sistemet shëndetësore në të gjithë botën dhe kursimet e vlerësuara negativisht.

“Kur ngrihet çështja nëse mund të shumëfishojmë prodhimin e vaksinave, atëherë do të ketë mundësi më të forta për një vend të varfër që të ketë akses. Çfarë bëjnë ShBA., Bashkimi Evropian? Ata u shprehën se  nuk janë  të gatshëm të vendosin patentë për vaksinën. Ne nuk jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë “, u shpreh sekretarja e përgjitshme e Amnesty International, Agnes Callamard.

“Qeveritë kanë përdorur e janë armatosur me COVID-19 për të sulmuar të drejtat e njeriut.  Rastet më të këqija  janë kur qeveritë kanë ndërmarrë masa arbitrare duke arrestuar për rregullat e COVID-19”, shtoi znj. Callamard.

Gjatë vitit 2021 lidershipi i fortë nuk i takoi pushtetit apo privilegjit por infermierëve, mjekëve, atyre që u përballën në vijën e parë për të shpëtuar jetë. Lidershipi u takoi atyre që u kujdesën për më të moshuarit, shkencëtarëve që punuan për vaksinat, atyre që kur bota heshti qëndruan në këmbë.  Këto 366 ditë i dhanë jehonë bashkimi familjar, kujdesit, vendosmërisë për të mbrojtur të drejtat e menjëherë autoritetet duhet të punojnë për të siguruar shpërndarje të vaksinave për të gjithë.


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER