Rrëshqitjet e tokës në Indonezi, shkon në 119 numri i viktimave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në lindje të Indonezisë ka shkuar në 119, teksa dhjetëra të tjerë konsiderohen ende të humbur, konfirmuan të mërkurën zyrtarët e vendit.

Fshati Lamanele në ishullin Adonara ka shënuar numrin më të lartë të viktimave pas zbulimit të 60 trupave të pajetë, ndërsa vijojnë kërkimet për 12 persona. Rrëshqitja e dherave nga kodrat përreth në orët e vona të natës i ka zënë qytetarët në befasi pasi shumë prej tyre kanë qenë në duke fjetur.

Ndërsa në ishullin Lembata, rrëshqitja e dherave shkaktuar nga cikloni tropikal Seroja ka zbritur llavë të ngurtësuar nga shpërthimi i mëparshëm i një vullkani mbi dhjetëra fshatra, duke i marrë jetën 28 personave, sipas Agjencisë Kombëtare të Katastrofave.

Qindra policë, ushtarë dhe banorë të fshatrave kanë gërmuar me duart e tyre nën rrënoja me shpresën për të gjetur ende persona të gjallë.

Deri më tani, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet kanë shkaktuar 119 viktima në ishujt e Indonezisë.

Mijëra shtëpi janë dëmtuar rëndë ndërsa mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të cilat pritet të vazhdojnë të paktën deri të premten.

 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER