“Hapemi, ose vdesim”, pronari tenton të hapë restorantin në Romë, bllokohet nga policia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një restorant në qendër të Romës u përpoq të sfidonte kufizimet e qeverisë dhe të hapte dyert për publikun, por u ndalua nga policia para se dikush të ulej në tryezë.

Javën e kaluar, kabineti qeveritar vendosi se gjatë prillit baret dhe restorantet mund të ofrojnë vetëm porosi për të marrë me vete, gjë që acaroi shumë biznese, të cilat shpresonin të rihapeshin tërësisht, pasi fushata e vaksinimit avancoi dhe numri i rasteve me COVID ishte relativisht i qëndrueshëm.

Menaxherët e restorantit “Agrodolce” në afërsi të monumentit Fontana di Trevi, të zemëruar nga kufizimet e vazhdueshme, u përpoqën të hapeshin në orët e drekës, në shenjë proteste ndaj rregullave.

Kuzhinierët ishin në kuzhinë duke përgatitur ushqimin, por përpara se ndonjë vizitor të ulej, policia ndërhyri.

Pronari i subjektit, Antonio Russo deklaroi se stafi i tij kishte arritur kulmin e durimit.

 “Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e rëndë bëhet situata dhe pas 13 muajsh, kur kemi mbajtur pagesat për të shlyer shpenzimet dhe qiranë, jemi në pikën ku ose hapemi, ose vdesim. Nuk mund të presim më qeverinë,” – tha Russo.

Presidenti i shoqatës së restoranteve “Italia Ime”, ndodhej atje për të shprehur solidaritetin me pronarin.

 “Kjo është një protestë si pasojë  e nevojës. Duhet të kuptoni që kemi qenë të mbyllur prej muajsh. Po marrim paralajmërime dëbimi, nuk kemi më para për të paguar faturat dhe dritat dhe rrjedhimisht rrezikojmë të na shkëpusin energjinë,” – u shpreh Paolo Binachini, president i shoqatës së restoranteve në Romë.

Një ditë më parë, pronarët e restoranteve dhe subjekteve të tjera private u përleshën me policinë jashtë selisë së Parlamentit italian, për të kundërshtuar kufizimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER