Rekord Guinness, treni që luan muzikë klasike duke cekur gota uji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në muzeun Miniatur Wunderland të Hamburgut, i mbyllur gjatë izolimit të pandemisë në Gjermani, një model treni lëviz përgjatë një piste e përshkruar anash me mijëra gota të mbushura me ujë, e duke cekur gotat krijohet një melodi e muzikës klasike.

Ndonëse muzeu ishte i mbyllur kjo nuk e ndali krijimtarinë e krijuesit të këtij treni.

Frederik Braun dhe ekipi i tij prej kohësh po punonin me këtë projekt, dhe kaluan javë të tëra duke arritur të krijonin më në fund projektin muzikor.

Përpjekja ia vlejti, pasi muzeu fitoi një Rekord Botëror Guinness për melodinë më të gjatë të luajtur nga një tren model.

 “Të gjithë menduan se ishte një ide e çmendur. Tani po thyejmë një rekord. Nuk është e gjitha perfekte, por thjesht përpiquni të luani Verdin në gota vere, ose edhe më tej, Bolero, kur keni vetëm dy oktavë në dispozicion,” – tha themeluesi i projektit, Frederik Braun.

Vendosja e hekurudhës simbolike, e cila kalon peizazhe të ndërlikuara në miniaturë dhe versione të vogla shumëngjyrëshe të qyteteve si Hamburg dhe Las Vegas, paraqiti sfida të rëndësishme. Në kohën kur gati 3.000 gota ishin mbushur në nivelin e duhur, uji tashmë kishte filluar të avullonte.

Ekipi gjithashtu duhej të sigurohej që çekiçet e bashkangjitur në trenin model të mos thyenin  asnjë nga 2,840 gota vere, të krijuara për të luajtur 20 melodi të ndryshme klasike përfshirë Marshin e Johann Strauss dhe Für Elise të Ludwig van Beethoven.

“Ky rekord botëror është një mega-rekord. Ai nuk do të mundet shumë shpejt, unë jam i sigurt për këtë,” – tha Braun.

Nuk është hera e parë që muzeu arriti të thyejë Rekordet Botërore Guinness. Ai gjithashtu krenohet me modelin më të madh në botë të trenave, me një gjatësi totale të binarëve prej 15,715 metra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER