BE në gjyq me Astrazeneca | Kërkohen vaksina nga të gjitha fabrikat, kompania: Nuk është në kontratë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjyqi i Komisionit Evropian kundër kompanisë së ilaçeve AstraZeneca mbi furnizimet e vaksinave COVID-19 filloi të mërkurën në një gjykatë në Bruksel, ku avokatët e bllokut bëjnë presion për dërgesa të menjëhershme nga të gjitha fabrikat, përfshirë nga Britania e Madhe.

Kjo është kthesa e fundit në një mosmarrëveshje të shpeshtë me prodhuesin e ilaçeve anglo-suedeze dhe disa herë me Britaninë e Madhe. Blloku akuzon kompaninë për mosrespektimin e kontratës.

Kur pandemia vijon të mbajë të mbërthyer të gjithë kontinentin, vaksina AstraZeneca u kosiderua si një pjesë qendrore e fushatës së imunizimit të Evropës dhe një mënyrë për të dërguar doza në vendet e varfëra për shkak lehtësisë në transport, pasi ruhet në temperatura normale.

Por, reduktimet dhe vonesat në dërgesat e AstraZeneca kanë vështirësuar fushatën e inokulimit në BE, e cila renditet pas Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara ose Izraelit për këtë proces.

Një avokat i komisionit ekzekutiv të BE tha në seancën gjyqsore se blloku po kërkonte dërgesa të menjëhershme nga të gjitha fabrikat e listuara në kontratë, përfshirë ato në Britaninë e Madhe, e cila nuk është më anëtare e Bashkimit Evropian.

Avokati që përfaqëson AstraZeneca theksoi se gjatë seancës dëgjimore, se kontrata  është publike dhe po zhvillohet nën një procedurë emergjente.

Sipas tij kjo kontratë nuk përfshinte detyrimin për të shpërndarë vaksina nga të gjitha impiantet e prodhimit.

Kompania ka impiante në vendet anëtarët e BE, Belgjikë dhe Holandë, dhe gjithashtu në Britani të Madhe.

Seanca tjetër mes dy palëve do të jetë në datën 26 maj, ndërsa vendimi pritet të merret në qershor.

Etiketimet

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER