OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës Moderna

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën e kompanisë Moderna.

Vaksina e kompanisë amerikane është e fundit në listën e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent, si AstraZeneca, Pfizer-BioNtech dhe Johnson&Johnson.

E njëjta gjë pritet të ndodhë në ditët në vijim edhe për vaksinën e kompanisë kineze Sinopharm dhe Sinovac, njoftoi OBSH.

Drita e gjelbër për vaksinën e Moderna erdhi pas shumë muajsh për shkak të vonesave në marrjen e të dhënave nga kompania.

Konfirmimi për përdorimin e vaksinës nuk do të sjellë ndonjë ndryshim për vendet në zhvillim pasi kompania ka nënshkruar kontrata vetëm me shtetet e pasura, të cilat do kenë marrë tashmë edhe dozat e para.

Drejtori ekzekutiv i Moderna Stephane Bancel tha se kompania po “merr pjesë në mënyrë aktive në diskutime me organizata shumëpalëshe, si COVAX, për të ndihmuar popujt në mbarë botën”.

Lexoni gjithashtu

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER