Rikthimi në jetën e natës, të rinjtë në Britani shijojnë muzikën pa maska e distancë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

A po rikthehet normaliteti? Mijëra të rinj morën pjesë në një klub nate në Liverpul, pjesë e një testi të mbështetur nga qeveria britanike për të rinisur eventet ku e pranishme është një audiencë e madhe, një përpjekje kjo për të provuar se pandemia e COVID-19 është drejt fundit.

Rreth 3,000 të rinj të moshës 18 deri 20-vjeç pas një kohe të gjatë shijuan muzikën, kërcyen në një kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin dhe pa mbajtur maska.

Të pranishmit në mbrëmjen argëtuese duhet të ishin testuar negative me COVID-19 brenda 24 orëve nga eventi.

“Ne jemi të emocionuar. Të gjithë mezi presim të futemi “, u shpreh për mediat  një student i quajtur Josh, ndërsa ishte në radhë duke pritur të futej në depo.

Testi  dy-ditor është pjesë e një skeme pilot për të parë se si më shumë vende mund të rihapen në mënyrë të sigurt.

Pjesë e kësaj prove është gjithashtu një ndeshje futbolli në stadiumin wembley të Londrës ku marrin pjesë 8,000 njerëz.

Studiuesit do të grumbullojnë të dhëna nga këto evente për të parë sesi rivendosja e kontaktit dhe ventilimit ndikojnë në përhapjen e virusit.

Bizneset, jo-thelbësore në Angli u rihapën më 12 Prill së bashku me pub-et dhe restorantet që shërbejnë në ambientet jashtë dhe nga 17 maj kufizimet do të hiqen më tej për të përfshirë grumbullimet  në shtëpi, shfaqjet dhe eventet sportive.

Kryeministri Boris Johnson shpreson të heqë plotësisht izolimin  në qershor.

Britania e Madhe ka një nga nivelet më të shpejta të vaksinimit në botë e po ashtu është shteti i pestë me numrin më të lartë të viktimave nga covid-19.

Lexoni gjithashtu:

“S’ka vaksina për të varfrit”, OBSH: 82% e vaksinave të administruara në vendet e pasura

 

Etiketimet

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER