Rusia dëboi 8 zyrtarë evropianë, udhëheqësit e BE: Veprim i papranueshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësit e BE dënuan në termat më të fortë të mundshëm një vendim të qeverisë ruse për të ndaluar hyrjen e tetë udhëheqësve evropianë në territorin rus.

“Ky veprim është i papranueshëm, nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe është plotësisht i pabazë”, thanë në një deklaratë të përbashkët Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Parlamentit të BE, David Sassoli.

“Ai shenjëstron Bashkimin Evropian drejtpërdrejt, jo vetëm individët e interesuar”, shtuan ata.

Në një njoftim për shtyp të premten, qeveria ruse njoftoi se presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ishte midis tetë zyrtarëve evropianë të sanksionuar.

“Bashkimi Evropian po vazhdon politikën e saj të masave kufizuese të njëanshme, të paligjshme që synojnë qytetarët dhe organizatat ruse”, thuhej në deklaratën e qeverisë ruse.

Së bashku me Sassoli, Moska ka sanksionuar Vera Jourova, një politikane çeke që shërben si nënkryetare për vlerat dhe transparencën në Komisionin Evropian, Jorg Raupach, kreun e zyrës së prokurorit të Berlinit dhe Jacques Maire, një politikan francez.

Në njoftim theksohej se lëvizja ishte në përgjigje të sanksioneve evropiane në mars, të cilat vendosën një ndalim të udhëtimit dhe ngrinë pasuritë për një numër zyrtarësh rusë për abuzime të të drejtave të njeriut mbi ndalimin dhe burgimin e Alexei Navalny, kritikut të Kremlinit dhe udhëheqësit të opozitës që aktualisht po vuan dënimin në burg.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE-së janë tensionuar që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe mbështeti separatistët pro Rusisë gjatë luftës në Ukrainën lindore.

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER