Situata e COVID, nga 4 maji SHBA do të kufizojë udhëtimet me Indinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke filluar që nga 4 maji, SHBA do të kufizojë udhëtimet me Indinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë të premten, ku u përmend një rritje e madhe e rasteve me COVID-19 në vend dhe shfaqjen e varianteve potencialisht të rrezikshme të koronavirusit.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se administrata e presidentit Joe Biden tregoi vendosmërinë mbi këshillën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Veprimi i SHBA vjen disa ditë pasi Biden foli me kryeministrin indian, Narendra Modi në lidhje me krizën shëndetësore në rritje dhe u zotua të dërgonte menjëherë ndihmë.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë dërguar terapi, analiza të shpejta virusi dhe oksigjen në Indi, së bashku me disa materiale të nevojshme në atë vend për të rritur prodhimin e saj të brendshëm të vaksinave COVID-19.

Për më tepër, një ekip i ekspertëve të shëndetit publik pritej që së shpejti të ishte në terren në Indi për të ndihmuar zyrtarët shëndetësorë atje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Kufizime të tjera janë në fuqi për udhëtimet nga Kina, Irani, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, Brazili dhe Afrika e Jugut, të cilat janë ose kanë qenë pika të nxehta të koronavirusit.

Lexoni gjithashtu:

Varianti indian i COVID-19 është zbuluar në të paktën 7 vende evropiane

Etiketimet

KAS jep vendimin për ankimin e PD-LSI për qarkun Berat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ është mbledhur sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER