Bota ndihmon Indinë, mbi 3 500 të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pajisje mjekësore nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe vende të tjera mbërritën të dielën në Indi, në shenjë solidariteti për lehtësimin e situatës së rëndë nga coronavirusi në vendin e Azisë së Jugut.

Avioni francez përmbante 8 pajisje oksigjeni, që do të instalohen në 8 spitale të kryeqytetit Nju Delhi dhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, ndihmat nga Gjermania, që mbërritën në aeroportin ndërkombëtar “Indira Gandhi”, konsiston në 100 ventilatorë për frymëmarrjen.

Ndërsa ndihma belge në 9 mijë doza me Remdesivir, një ilaç i rëndësishëm antiviral, i përdorur tek pacientët e sëmurë me COVID-19.

Javën e ardhshme, 2 avionë të tjerë gjermanë do të sjellin një fabrikë lëvizëse për prodhimin e oksigjenit.

Vendet nga e gjithë bota që po ndihmojnë Indinë të përballet me krizën më të rëndë shëndetësore në historinë e saj janë të shumta.

Në 24 orët e fundit, India regjistroi rreth 400 mijë raste të reja infektimi, që e çuan totalin e të prekurve mbi 19 milionë e gjysmë persona. Shifër kjo e shoqëruar me 215 mijë e 542 të vdekur nga virusi.

India është bërë vendi i parë në botë që regjistron mbi 400 mijë të infektuar në një ditë të vetme, kurse në total numëron mbi 19 milionë të prekur.

Ndërkohë vetëm me një maj, India ka  pasur 3 689 të vdekur ndërsa në total numëron mbi 212 mijë viktima.

Etiketimet

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmi është konfirmuar nga i biri në rrjetet sociale. Ish-boksieri Ahmet Golemi...

Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në disa Qendra Votimi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER