Festime duke zbatuar rregullat anti-COVID në Turqi, Greqi dhe Rusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të krishterët ortodoksë në gjithë botën po festojnë ditën e Pashkës, për herë të dytë nën kushtet e pandemisë globale.

Kështu, patriarku ekumenik Bartolomeu i Parë, lider shpirtëror i Krishterëve Ortodoksë me bazë në Stamboll, kreu një seri celebrimesh gjatë fundjavës, me kapacitete të kufizuara për shkak se Turqia ndodhet në një izolim të rreptë.

Në Greqi, qeveria i mbajti kufizimet kundër pandemisë në fuqi, ndërsa përgatitet të nisë sezonin e ri turistik javën e ardhshme.

Shumë shërbesa fetare u mbajtën në ambiente të hapura, ndërsa të tjera të mbajtura brenda kishave kërkuan ruajtjen e distancimit social dhe mbajtjen e maskës.

Në Rusi, ditën e diel patriarku ortodoks Kirill shprehu shpresën e tij që coronavirusi të zhduket dhe që pandemia të marrë fund.

Shumë besimtarë në katedralen e Moskës, “Krishti, shpëtimtar” mbanin maskë për të reduktuar transmetimin e virusit, me përjashtim të presidentit Vladimir Putin.

Putin i shprehu mirënjohjen e tij Kishës për kontributin në zbutjen e problemeve sociale dhe për promovimin e traditave familjare.

 

 

Etiketimet

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER