Kriza shëndetësore në Indi, regjistrohen 400 mijë raste me COVID dhe 3689 vdekje në 24 orë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga coronavirusi, që prej shpërthimit të pandemisë.

Ditën e diel janë shënuar 400.000 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht, 3.689 persona kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm.

Kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me ministrin e Shëndetësisë, për të shqyrtuar krizën. Raportohet se spitalet e vendit po kalojnë në një kolaps shëndetësor, për shkak të fluksit të madh të pacientëve të shtruar. Gjithashtu, shumë prej tyre po përballen me mungesë oksigjeni.

Që prej fillimit të pandemisë, India ka regjistruar 19 milionë të infektuar dhe renditet e dyta pas SHBA-së në këtë drejtim. Nga krahu tjetër janë shënuar 215 mijë vdekje në total nga COVID-19.

Spitalet në shtetin me 1.4 miliardë banorë janë në kolaps për shkak të ezaurimit të shtretërve dhe oksigjenit për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER