Përplasja SHBA-Kore, vendi aziatik: Amerika, qëndrim armiqësor ndaj Penianit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Korea e Veriut ka akuzuar sërish presidentin amerikan Joe Biden dhe anëtarët e administratës së tij se ndjekin një politikë armiqësore kundrejt Penianit, që rrjedhimisht do të kërkojë një përgjigje reciproke.

Komentet e zyrtarëve të vendit aziatik, të publikuara në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, vijnë pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi më 30 prill se, zyrtarët amerikanë kishin bërë një rishikim disamujor të politikës ndaj Koresë së Veriut.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme koreane akuzoi Uashingtonin për fyerje të dinjitetit të liderit suprem të vendit, kur bëri kritika për situatën e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.

Në një deklaratë tjetër, Kwon Jong Gun, drejtor i përgjithshëm i Departamentit për Çështjet Amerikane në Ministrinë e Jashtme, citoi fjalimin e Biden në Kongres, ku presidenti tha se programet bërthamore në Korenë e Veriut dhe Iran përbëjnë kërcënime që do të adresohen përmes diplomacisë dhe masave të ashpra parandaluese.

“Fjalimi i  Biden ishte i patolerueshëm dhe një gafë e madhe,” – deklaroi Kwon, i cili shtoi se deklarata të tilla reflektojnë synimin e SHBA-së për të imponuar një politikë armiqësore ndaj Koresë së Veriut, sikurse ka bërë për gjysmë shekulli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

 “Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER