Emergjencë shëndetësore në Indi, pacientët vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

India është shndërruar në epiqendrën e pandemisë COVID-19. Ky shtet, me 1.4 miliardë banorë, po përballet me mungesë të shtretërve të lirë në spitale dhe me furnizime me oksigjen. Nëpër rrugët e Nju Dehlit dhe në vende të tjera, trupat e viktimave nga coronavirusi po digjen nëpër krematoriume të improvizuara.

India ka nisur misionin e saj të vështirë për të vaksinuar të gjithë personat madhorë nga popullsia e saj prej 1.4 miliardë banorësh, teksa vendi është përfshirë nga një rritje e paprecedentë infektimesh me COVID-19.

Prej ditësh vende nga e gjithë bota po dhurojnë aparatura mjekësore dhe bombula oksigjeni për t’i ardhur në ndihmë sistemit shëndetësor indian që ndodhet pranë kolapsit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se India po përjeton një krizë të paprecedentë shëndetësore dhe se çdo ndihmë nga shtetet e tjerë është e mirëpritur

“Po punojmë dhe jemi fokusuar te plotësimi i kërkesës së lartë për oksigjen sikurse edhe nevojën për shtretër dhe aparatura mjekësore. Në koordinim me autoritetet indiane të shëndetësisë po planifikojmë që të ndërtojmë spitale të lëvizshme, me nga 30-40 shtretër, duke mirëpritur edhe donacionet e shteteve të tjerë të cilët çdo ditë po sjellin bombola oksigjeni”, u shpreh dr. Soumya Swaminathan, shkencëtar pranë OBSH.

Me më shumë se 300.000 raste të përditshme të raportuara në dy javët e fundit, Partia e kryeministrit indian, Narendra Modi, humbi zgjedhjet në shtetin kyç të Bengalit perëndimor, ndërsa vendi po lufton të frenojë valën e paprecedentë të infektimeve dhe vdekjeve nga coronavirusi.

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER