Samiti i G7 | Blinken mbërrin në Londër, pikat kryesore të bisedimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërriti të Londër për të marrë pjesë për herë të parë në Samitin e G7 të ministrave të Jashtëm.

Cëshjet kryesore të bisedimeve do të jenë raportet me Kinën, Rusia dhe zhvillimet në Iran dhe Afganistan.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili mirepret këtë samit shprehet se nevoja për bashkëpunim global nuk ka qënë asnjëherë me e domosdoshme se sot.

“Unë mendoj se ne jemi të shqetësuar për kërcënimin  në momentin kur  Rusia shfaqet  në kufi me Ukrainën. Gjithashtu, përdorimi më i gjerë, dua të them, sulmi me Novichok ndaj Alexei Navalny është një sulm me armë kimike. Unë mendoj se këto duhet të jenë arsye për  shqetësim, është një çështje e armëve kimike, jo vetëm një çështje e të drejtave të njeriut. Unë mendoj se përdorimi kibernetik, veçanërisht nga Rusia, por edhe nga Kina, Irani dhe vendet e tjera,  është një  pikë të cilën  po shohim se bashku me aleatët tanë”, u shpreh Dominic Raab.

Takimi në Londër ku janë marrë masat e sigurise anti-covid do të përgatisë terrenin për një samit të G7 në Anglinë jugperëndimore muajin e ardhshëm, i cili do të shënojë vizitën inauguruese të Joe Biden në Evropë si president i SHBA.

Etiketimet

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER