‘Amazon’ s’paguan taksa, gjiganti i internetit shmang tatimet. BE, reformim sistemit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht rekordit prej 44 mld euro shitje në bllokun evropian, të dhënat e fundit mbi ‘Amazon’ kanë treguar se gjiganti i shitjeve online nuk ka paguar taksa vitin e kaluar në kontinentin e vjetër.

Kompania amerikane, që selinë qendrore evropiane e ka në Luksemburg, raportoi se shitjet u rritën me 12 miliardë euro, nga 32 miliardë që ishin në 2019-n.

Por sërish, kompania, që pretendon një humbje prej 1.2 miliardë, i ka lejuar vetes shmangien e taksave.

Grupit iu dhanë gjithashtu 56 milionë euro kredi tatimore për të kompensuar çdo faturë të ardhshme në rast se rezulton me fitim.

‘Amazon’ gjithashtu ka 2.7 miliardë euro humbje të depozituara për të mbartur, të cilat mund të përdoren kundër çdo takse të pagueshme për fitimet e ardhshme.

Ndërkohë, me rreth 5 mijë punonjës në njësinë e Luksemburgut, të ardhurat për punëtor arrijnë në 8.4 milionë euro.

Brukseli ka punuar për të ndikuar tek vendet anëtare që ofrojnë atë çka konsideron një marrëveshje të padrejtë taksash për grupet shumëkombëshe.

Tani Komisioni po kërcënon me një reformim të taksave, një kusht për marrjen e fondeve nga paketa prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga pandemia.

Por pavarësisht kritikave, ‘Amazon’ ka nënshkruar instalimin e një magazine të madhe në Metz të Francës, duke premtuar krijimin e 1 mijë vendeve të punës në 3 vjet.

Magazina do të jetë qendra e tetë e shpërndarjes së kompanisë në Francë.

 

Etiketimet

Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në disa QV

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER