Bill Gates dhe Melinda Gates nisin procedurat e divorcit pas 27 vitesh martesë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Miliarderi dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe Melinda Gates kanë njoftuar ketë të hënë se kanë nisur procedurat e divorcit pas 27 vite martesë.

Të dy bënë të ditur lajmin për t’i dhënë fund martesës me anë të një postimi në Twitter ku shkruan se vendimi kishte ardhur “pas një reflektimi të gjatë dhe shumë punë në marrëdhëniet tona”.

“Ne nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë”, shkruhet në postimin e të dyve.

Filantropistët miliarderë janë martuar para 27 vitesh dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Bill Gates, 65 vjeç, është personi i katërt më i pasur në botë sipas “Forbes” me një pasuri prej 124 miliardë dollarë.

Etiketimet

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER