Lutje për fundin e pandemisë, Papa Françesku: Paratë për armatime, çojini për kërkime shkencore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Papa Françesku nisi të shtunën lutjen njëmujore, të rruzares, duke u lutur për fundin sa më parë të pandemisë COVID-19.

Kreu i Vatikanit u shpreh se ka ardhur koha që njerëzit të shohin në ndërgjegjen e tyre “një mënyrë që shumat e mëdha të shpenzuara për të shtuar arsenalet e armatimeve të përdoren për të financuar kërkimet për të parandaluar pandemi të ngjashme në të ardhmen”.

“Mari e Shenjtë, Nëna e Zotit, nëna jonë, ndërmjetësoni për ne me Atin e Shenjtë që ai të mund të na tregojë mëshirë dhe që kjo sprovë e vështirë të mbarojë dhe horizontet e shpresës dhe paqes të kthehen. Bëj që njerëzit kudo në botë të ndërgjegjësohen që shumat marramëndëse që harxhohen për të rritur armatimet të shkojnë për të promovuar studimet e duhura shkencore për të parandaluar katastrofa  të ngjashme në të ardhmen”, u shpreh Papa.

Besimtarët katolikë në mbarë globin do të recitojnë lutjet dedikuar Virgjëreshës Mari, gjatë muajit maj teksa leximi i ruzarit do të transmetohet live në internet dhe televizion çdo ditë në orën 18-të, teksa mesha e mbylljes do të mbahet në fund të muajit në Vatikan.

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER