Meksikë, shembet mbikalimi i metrosë, të paktën 15 viktima e dhjetëra të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të hënën në mbrëmje, një mbikalim i metrosë së Mexico City është shembur duke lënë pas të paktën 15 viktima dhe 70 të lënduar, raportuan autoritetet vendase.

Kryetarja e Bashkisë Claudia Sheinbaum deklaroi se ka ende persona të mbetur nën rrënoja por “nuk dihet nëse janë ende gjallë”.

Kryetarja e Bashkisë Claudia Sheinbaum deklaroi se ka ende persona të mbetur nën rrënoja por “nuk dihet nëse janë ende gjallë”.

“Një prej shtyllave që mbajnë strukturën ka rënë”, tha Sheinbaum.

Nga disa pamje të transmetuara në mediat lokale duket një prej vagonëve dhe ekipet e shpëtimit që kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja.

Operacionet e kërkimit janë pezulluar si pasojë e një prej vagonëve që ka mbetur i varur e që mund të shembet.

Aksidenti ndodhi në një prej pjesëve të metrosë së kryeqytetit që ka qenë prej kohësh pjesë e ankesave dhe akuzimeve për parregullsi.

Metroja e Mexico City, një prej më të mëdhave e më të ngarkuarave në botë, ka pasur të paktën dy incidente serioze që prej inaugurimit rreth pesëdhjetë vite më parë.

Në mars të vitit të shkuar, pas përplasjes midis dy trenave humbi jetën një pasagjer e 41 të tjerë u plagosën, kurse  në 2015 një prej trenave nuk ndaloi në kohë dhe u përplas me një tjetër duke lënduar 12 pasagjerë.

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER