Italia do të rikonstruktojë fushëbetejën e gladiatorëve në Koloseum

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arena e famshme e Koloseumit në Romë do të rikthehet në origjinën e saj.

Falë një projekti të ri bazuar në një teknologji të avancuar amfiteatri antik romak do të ketë përsëri një dysheme. Projekti i jashtëzakonshëm synon të krijojë një dysheme fleksibël për t’u dhënë turistëve një ide më të qartë se si dukej arena ku luftonin gladiatorët.

Kati i fundit u hoq në fund të viteve 1800 kur arkeologët filluan të gërmojnë nivelet nëntokësore të strukturës, për të marrë një vështrim më të mirë të labirintit të dhomave dhe korridoreve që shtriheshin poshtë arenës. 

Asnjëherë dyshemeja nuk u zëvendësua plotësisht. Një firmë inxhinierike italiane, fitoi kontratën prej 18.5 milion euro për të dizajnuar dyshemenë e re dhe është zotuar të përfundojë projektin deri në 2023. Platforma prej druri do të përbëhet nga qindra pllaka super teknologjike që mund të rrotullohen për të sjellë dritë natyrore në dhomat nëntokësore që dikur strehonin gladiatorët dhe kafshët.

Panelet e reja me fibra karboni do të mundësojnë që dhomat nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët e egra prisnin ngjitjen e tyre në arenë, të ajrosen për herë të parë siç duhet.

Colosseum është atraksioni më i njohur turistik i Italisë, dhe në vitin 2019 mirëpriti rreth 7.6 milion vizitorë. E ndërtuar 2,000 vjet më parë, arena prej guri ishte amfiteatri më i madh në perandorinë Romake. Dikur kishte deri në 70,000 vende dhe organizonte luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh ndërsa sot përmes teknologjisë mund të imagjinohet se çfarë ndodhte në atë kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER