Sfidat e takimit të G7, Blinken: Jemi përqendruar në veprimet e Rusisë, nuk do të kërkojmë përshkallëzim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diplomati i lartë amerikan, Antony Blinken gjatë takimit të G7 në Londër theu shpejt stilin e ngurtë të administratës së mëparshme.

Ky ishte ishte takimi i tij i parë me homologun në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mori pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të G7 që zhvillohet pas më shumë se dy vitesh.

Blinken theksoi menjëherë se e ashtuquajtura “marrëdhënie speciale” me Britaninë e Madhe ishte e qëndrueshme, “efektive” dhe “dinamike “.

Dominic Raab ishte po ashtu mikpritës në fjalën e tij.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuash që administrata e Biden ka mbushur 100 ditë, por tashmë ka ndërmarrë një numër të madh hapash të guximshëm dhe shumë të mirëpritur për çështje të tilla si ndryshimi i klimës, shëndeti global dhe të drejtat e njeriut. Dhe kjo me të vërtetë nxiti përpjekjet për këto çështje globale emergjente”, deklaroi Dominic Raab, sekretari i Jashtëm Britanik.

Por, mikëpritja përfundoi, pasi kishte një listë të gjatë të çështjeve që duheshin diskutuar, duke filluar me Kinën Rusinë dhe Korenë e Veriut.

“Nuk është qëllimi ynë të përpiqemi të frenojmë Kinën ose të mposhtim Kinën. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të mbështesim rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që vendet tona kanë investuar kaq shumë në disa dekada”, pohoi Antony Blinken

“Ne jemi përqendruar shumë në veprimet e Rusisë dhe në kursin që ajo zgjedh të ndjekë. Presidenti (Joe) Biden ka qenë shumë i qartë për një kohë të gjatë, duke përfshirë edhe para se të ishte president, se nëse Rusia zgjedh të veprojë pa kujdes ose në mënyrë agresive ne do të përgjigjemi, por ne nuk po kërkojmë përshkallëzim”, tha ai më tej.

Ai theksoi se “ajo që kemi tani është një politikë që kërkon një qasje të ekuilibruar, praktike që është e hapur dhe do të eksplorojë diplomacinë me Korenë e Veriut në përpjekje për të bërë progres praktik që rrit sigurinë e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe forcave tona”.

Takimi i kësaj jave mund të quhet G7 plus.

Përveç anëtarëve të G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, Britania ka ftuar edhe ministra nga Australia, India, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut.

Ministrat do të përgatisin terrenin për udhëtimin e parë të planifikuar të Presidentit Joe Biden jashtë vendit që nga marrja e detyrë çka pritet muajin tjetër.

Lexoni gjithashtu:

Samiti i G7 | Blinken mbërrin në Londër, pikat kryesore të bisedimeve

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER