Fushata e vaksinimit në Evropë, BE kthen sytë nga vaksinat kineze

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur të shqyrtojë vaksinën kineze anti-COVID, Sinovac, gjë që shënon hapin e parë drejt një aprovimi eventual nga BE-ja.

Agjencia deklaroi se e mori vendimin bazuar në rezultatet e studimeve paraprake të vaksinës, që sugjerojnë se ajo ofron një përgjigje imune ndaj virusit.

Ndërkohë, vaksinimi masiv me kinezen tjetër “Sinopharm” ka nisur në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Shumica e vendeve ballkanase kanë luftuar për të marrë vaksina, përveç Serbisë që ndërmori një fushatë të suksesshme me doza nga Kina dhe Rusia.

Bashkimi Evropian ka nisur shpërndarjen e vaksinave të financuara nga Unioni në Ballkan.

Rreth 10 mijë doza të “Pfizer/BioNTech” u shpërndanë në Bosnje e Hercegovinë në një ceremoni të mbajtur të martën në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës.

Vendi do të marrë në total 214 mijë doza në muajt e ardhshëm.

Komisioni Evropian njoftoi muajin e kaluar se 651 mijë doza të “Pfizer” do të shpërndahen në Serbi, Bosnje, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shqipëri dhe Kosovë, nga maji në gusht.

Ndërkohë, vendet evropiane po konsiderojnë lehtësime të mëtejshme për ata që janë vaksinuar.

Në Danimarkë, nga dita e enjte njerëzit duhet të tregojnë provë që janë vaksinuar, ose të kenë një test negativ të kryer në 72 orët e fundit, duke paraqitur të ashtuquajturën ‘pasaporta corona’ për të hyrë në kinema, teatro, apo stadiume.

Ndërsa në Rumani, brenda gushtit njerëzit që janë të vaksinuar mund të mos u duhet të mbajnë maskë kur janë në bregdet dhe në mal, si dhe mund të ndjekin eventet private në ambiente të mbyllura dhe restorante.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi kundër COVID-19, avancon programi COVAX, 34 milionë doza për vendet e varfra

COVID-19 në Evropë, Franca gati të lehtësojë masat, në Gjermani rënie e infektimeve

Pfizer për adoleshentët, EMA dhe FDA nisin të vlerësojnë miratimin për grupmoshën 12-15 vjeç

 

Etiketimet

KAS jep vendimin për ankimin e PD-LSI për qarkun Berat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ është mbledhur sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER