BE heq dorë nga AstraZeneca, Unioni nuk rinovon kontratën me kompaninë anglo-suedeze

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Europian nuk do ta rinovojë kontratën me kompaninë AstraZeneca për të marrë doza të tjera kundër COVID nga kompania anglo-suedeze.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Europian, një ditë pasi BE-ja ritheksoi mbështetjen për vaksinën e PfizerBioNtech, duke nënshkruar një marrëveshje të re për 1.8 miliardë doza që do të shpërndahen deri në vitin 2023.

Dy javë më parë, Bashkimi Europian nisi procedurat ligjore ndaj AstraZeneca-s për mos përmbushje të kushteve në kontratën e firmosur me 27 vendet anëtare të Unionit.

Vaksina e Astra Zeneca-s fillimisht ishte në qendër të fushatës së imunizimit në Europë dhe pjesë e strategjisë botërore për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra, pasi është më e lirë dhe më e lehtë në përdorim se vaksina Pfizer.

Ritmi i ngadaltë i dërgesave solli frustrimin e europianëve të cilët mbajnë kompaninë përgjegjëse për vonesat. Ndërkohë, nga ana tjetër, Britania e Madhe e konsideron faktor kyç vaksinën në fjalë në suksesin e fushatës së tyre të vaksinimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER