India vendos izolimin për dy muajt e ardhshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i agjencisë kryesore të shëndetit në Indi në përgjigje të pandemisë COVID-19, është shprehur se rrethet që raportojnë një numër të lartë të infeksioneve duhet të qëndrojnë të mbyllura për gjashtë deri në tetë javë të tjera për të mbajtur nën kontroll përhapjen e sëmundjes.

Doktor Balram Bhargava, kreu i Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore (ICMR), tha në një intervistë se masat kufizuese duhet të vijojnë në të gjitha rrethet ku shkalla e infeksionit është mbi 10% e atyre që testohen.

Aktualisht, tre të katërtat e 718 rretheve të Indisë kanë një normë pozitiviteti të testeve mbi 10%, duke përfshirë qytetet kryesore si New Delhi, Mumbai dhe qendra e teknologjisë në Bengaluru.

Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi ka hequr dorë nga vendosja e protokolleve kufizuese për shkak të ndikimit ekonomik që do të kishte ky vendim dhe përgjegjësinë ua ka lënë qeverive të shteteve.

“Nëse Delhi hapet nesër, do të jetë një katastrofë,” – tha doktor Bhargava duke iu referuar kryeqytetit, një prej qyteteve më të goditura në Indi ku shkalla e pozitivitetit arriti rreth 35%.

India është në krizë të thellë në valën aktuale të infeksioneve COVID-19 me rreth 350,000 raste dhe 4,000 vdekje që raportohen çdo ditë. Spitalet dhe morgjet janë të tejmbushura, stafi mjekësor është lodhur dhe oksigjeni dhe ilaçet po mbarojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER