Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve.

Një ndërtesë 12-katëshe në Gaza, ku janë të vendosura edhe zyrat e mediave botërore sikundër Associated Press apo Al Jazeera, është shembur pas një sulmi nga raketat izraelite, me justifikimin se godina gjithashtu përdoret nga grupi militant islamist i Hamasit.

Ekipet mediatike dhe të gjithë personat që ndodheshin në ndërtesë u paralajmëruan nga ushtria izraelite që të largoheshin para sulmit, pasi godina ishte nën shënjestër.

Megjithatë, mediat palestineze raportojnë se një gazetar palestinez ka mbetur i lënduar për shkak të shpërthimit, teksa copëza të mbeturinave dhe mjeteve shpërthyese fluturuan përqark.

Presidenti dhe drejtori i Associated Press e quajti sulmin “një zhvillim tepër shqetësues” dhe tha se dhjetëra gazetarë kishin qenë në godinë dhe kishin arritur të evakuoheshin në kohë.

Al Jazeera lëshoi një deklaratë ku dënoi shkatërrimin e zyrave të saj në Gaza, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë veprime të tilla barbare që shënjestrojnë gazetarët:

“Kërkojmë që Izraeli të mbahet përgjegjës për sulmin e qëllimshëm ndaj institucioneve mediatike”, thuhet në deklaratë. 

Gjatë orëve të fundit është goditur edhe një kamp refugjatësh në Gaza, ku mes dhjetë viktimave, tetë prej tyre ishin fëmijë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER